Nedved: Rikthimi i Conte-s, rikthim i një kampioni

08/12/2012 05:10

Pasi ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e parë të Champions League, Juve rikthehet të mendojë për kampionatin dhe Pavel Nedved paralajmëron kundërshtarët.

“Jemi rikthyer mes më të mëdhenjve të Europës dhe do të shfrytëzojmë këtë moment edhe në kampionat. Nëse luajmë siç di Juve, të tjerëve do t’u lëmë pak ose aspak. Conte? Kanë përfunduar ditët e bukura për skuadrën… Shakatë kanë skualifikuar një kampion të madh, ndaj dhe me rikthimin e tij do të jetë më e vështirë për të gjithë, që duan të na ndalin”, ka thënë Nedved.

“Në Champions janë 3 ose 4 skuadra më të kompletuara, – ka shtuar ai, – por ka shumë pak diferencë, pastaj jo gjithmonë fitojnë më të fortët. Është një kompeticion i vështirë, sepse mjafton të gabosh vetëm një gjysmë kohe dhe ngelesh jashtë. Kundërshtari i radhës? Do të doja të evitoja Real Madrid, por më pas, ndoshta mund të ndeshemi me ndonjë rival, që në atë moment mund të jetë më në formë se ne. Në Champions nevojitet edhe pak fat. Si lojtar, kam dashur shumë ta fitoj, erdha te Juve vetëm me këtë objektiv, por do të më kënaqte shumë edhe nëse e fitoj si drejtues, nuk e di se çfarë do t’u jepja lojtarëve nëse do ma mundësonin këtë gjë”.

Me rikthimin e Conte-s, rriten edhe mundësitë… “Dua t’i bëj komplimente grupit, i cili ka reaguar mirë edhe pa prezencën e tij. Duke e njohur mirë, besoj se ka vuajtur shumë, por dua që ta lëmë gjithçka pas shpatullave, sepse është gjithmonë e më mirë të mendosh për të ardhmen. Ajo që pret ai nga skuadra, nga mënyra se si po punojnë, do të jetë me siguri optimiste”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA