Ndeshjet e PSG ekskluzivisht në SuperSport
08/12/2012 00:00
Këtë fundjavë listës së gjatë të eventeve që transmetohen nga platforma Digitalb dhe paketa SuperSport do t’u shtohet dhe skuadra elitare e kampionatit francez, PSG.
Platforma e të gjithë shqiptarëve sjell si dhuratë të gjitha sfidat e pretendentëve kryesorë për titullin kampion në Francë.
Cdo ndeshje e ekipit të yjeve Zlatan Ibrahimovic, Tiago Silva, apo Ezekiel Laveci do të vijë çdo fundjavë direkt nëpërmjet paketës SuperSport.
Takimi i parë që do të transmetohet do të jetë ai kësaj jave me Evian në Park De Prince, ku të besuarit e Ancelotit do të provojnë të reduktojnë diferencën me kryesuesit e Lionit.
Top Channel