Gjykata do të dëgjojë sfidat e Mbrojtjes së Aktit Martesor (DoMA), që përcakton martesën mes një burri dhe një gruaje.
Ajo do të konsiderojë gjithashtu Propozimin 8, një amendament kushtetues në Kaliforni, i cili përmbysi një ligj shtetëror, duke lejuar martesat mes çifteve gay.
Gjykata pritet të dëgjojë çështjet në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa një vendim mund të jepet në qershor. Të dy, Propozimi 8 dhe DoMA janë hedhur poshtë më parë nga gjykatat më të ulta.
Gjykata Supreme ka mundësinë të përmbysë vendimet e tyre, duke rivendosur këto dy ligje, ose t’i mbështesë ato, që lejojnë njohjen e statusit ligjor të martesave mes çifteve gay në Kushtetutën e SHBA-ve.
Gjithsesi, gjykatësit kanë rezervuar edhe të drejtën për të vendosur se, ata nuk kanë kompetenca për të dëgjuar këto çështje.
Përkrahësit e kësaj çështjeje në Kaliforni thotë se votuesit e këtij shteti kanë shkelur Kushtetutën e SHBA-ve, duke kaluar Propozimin 8.
Ata do të argumentojnë se një vendim i Gjykatës Supreme të shtetit, i cili do të lejojë martesat mes çifteve gay, mund të qëndrojë.
Asnjë martesë mes homoseksualëve nuk lejohet ende në Kaliforni, në pritje të rezultatit për çështjen e Propozimit 8.
Top Channel