Një valë e re dhune ka përfshirë ishullin francez të Korsikës, ku një person është vrarë në një atentat me armë zjarri dhe të paktën 17 shtëpi janë dëmtuar nga shpërthimi i një seri bombash.
Autoritetet policore lokale e identifikuan personin e vrarë në atentat në qytetin e Kalvit ditën e premte si një të burgosur të sapoliruar.
Ndërsa shumica e shtëpive të sulmuara me bombë janë shtëpi pushimi që në momentin e shpërthimit ishin të pabanuara.
Vrasja dhe shpërthimet, sipas njoftimeve të mediave ndërkombëtare, po hetohen të ndara nga agjentët e anti-krimit.
Ndërkohë, një person u arrestua po të premten në Kalvi për zotërim të sasive të eksplozivit, edhe pse nuk dihet nëse shpërthimet kanë lidhje me të.
Korsika ka një histori të gjatë dhune që lidhet me konflikteve të grupeve kriminale, por edhe me fraksionet separatiste që kërkojnë pavarësinë e saj nga Franca.
Të paktën 19 persona janë vrarë këtë vit në Korsikë, ku popullsia arrin në rreth 260 mijë banorë, përfshirë këtu një nga vokatët më të njohur të ishullit, Antoine Sollacaro në tetor.
Ministri i Brendshëm francez, Manuel Valls, që së fundmi vizitoi ishullin, u premtoi korsikanëve se, “lufta për vendosjen e sigurisë po zbatohet me vendosmërinë më të madhe”.
Top Channel