Juventus, 6 milionë euro për Llorente

07/12/2012 15:10

Juventus mendon për blerjen e Fernando Llorente që në muajin janar. Sipas ‘La Gazetta dello Sport’, klubi kampion i Italisë ka vendosur të nxitojë edhe pse fillimisht kërkonte të merrte shërbimet e sulmuesit spanjoll të Athletic Bilbao në qershor të vitit 2013, atëherë kur i skadonte kontrata me klubin bask.

Plani i torinezëve është të ofrojnë 5-6 milionë euro për 27-vjeçarin dhe klasifikimi i Juventus në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve e bën më se të mundur këtë operacion.

Alternativa tjetër e Juventus për sulmin është Didier Drogba. Kampionati në Kinë ka përfunduar dhe futbollisti do të stërvitet me Chelsea këto muaj për tu përgatitur në kuadër të Kupës së Afrikës.

Gjithsesi, marrëveshja është e vështirë pasi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë duhet të prishë kontratën me Shanghai Shenhua dhe Juventus nuk është e gatshme t’i ofrojë më shumë se 6 muaj në kontratën e re. Drogba nga ana e tij do të pëlqente një kontratë 2-vjeçare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA