Messi është futbollisti me vlerën më të lartë të merkatos në botë, sipas një studimi të realizuar nga një agjensi braziliane vlerësimesh financiare.
Në publikimin e së premtes, sipas agjensisë “Pluriconsultoria”, vlera reale e Messit në treg është prej 140 milionë eurosh.
Megjithatë, është e qartë që nëse Barcelona do të vendoste të nxirrte në shitje argjentinasin, fitimet mund të ishin shumë më të larta.
Përsa i përket Cristiano Ronaldos, futbolollistit të dytë më të shtrenjtë në botë, interesant fakti se sipas vlerësimeve, Reali e ka blerë atë me çmimin real të tregut.
I blerë nga Manchester United për 94 milionë euro, portugezi vlerësohet realisht me 96,3 mln euro.
Në këtë renditje, Iniesta renditet i treti me 68,4 mln euro, i ndjekur nga Wayne Rooney, 60,2 mln. Në këtë renditje, rritjen më të madhe e ka pasur Radamel Falcao, i cili nga vendi i 40 në vitin 2011, është ngjitur i pesti, me një vlerë reale tregu prej 56,1 milionë euro.
Top Channel