Champions, më 2015 në Berlin, më 2016 në Milano

07/12/2012 03:00

Njoftimi është pothuajse zyrtar, finalja e Ligës së Kampionëve për vitin 2016 do të luhet në “San Siro”. Zyrtarizimi do të vijë në mars, por akordi me shefin ekzekutiv të UEFA-s është arritur tashmë.

Sot, palët do të takohet në Lozanë për detajet e fundit. Shtyhet kështu me 1 vit organizimi i finales në Itali, për shkaqe teknike, në 2015-n do të luhet në Berlin.

Do të jetë hera e katërt, që trofeu më i lakmuar në Europë do të jepet në Milano. Është luajtur në këtë qytet në 1965-n (Inter-Benfica 1-0), 1970-n (Feyenoord-Celtic 2-1) dhe 2001-shin (Bayern-Valencia 1-1).

Në Itali, në total, janë zhvilluar 8 finale, 4 prej të cilave në “Olimpico” të Romës.

Juve “i frikësohet” Realit, Milan rrezikon më shumë

Ndërkohë, shorti i 1/8-ave të Champions League, i cili do të hidhet më 20 dhjetor, rrezikon t’i përplasë dy ekipet italiane, Juve e Milan, me rivalë të frikshëm.

Juve, pavarësisht se me fitoren në Donetsk ka arritur të sigurojë vendin e parë në grup, nuk e ka dhe aq të lehtë. Mbi të gjithë, frikëson Real Madrid, i dyti i grupit të tij, por në Nion bardhezinjtë mund të “peshkojnë” gjithashtu një mes Valencia, Porto, Arsenal, Celtic dhe Galatasaray.

Rrezikon edhe më shumë Milan, që mund të përballet me njërën midis Barça, Man United, Bayern, Borussia, PSG dhe Schalke. Kuqezinjtë e Allegri-t po përgatiten për t’u përballur me një rival “big”, edhe pse shorti mund t’u dhurojë ndonjë sfidë të dyfishtë me Schalke 04, ekip ku luan Huntelaar, një ish.

Me siguri, është më mirë të evitohen ata të PSG-së: bëhet fjalë për Ancelotti, Thiago Silva dhe Ibrahimovic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA