Një gazetar televiziv u qëllua për vdekjen ditën e enjte në Rusinë Jugore, duke u shndërruar në viktimën e fundit të dhunës ndaj gazetarëve në vend.
26-vjeç Kazbek Gekkiyev humbi jetën gjatë një shërbimi në një televizion lokal në Kabardino-Balkaria, në Kaukazin e Veriut.
Sipas dëshmitarëve, i riu ishte duke u kthyer nga zyra në shtëpi, kur u ndalua në rrugë nga dy persona, të cilët e pyetën për emrin dhe profesionin, përpara se ta qëllonin me një plumb të vetëm në kokë.
Dinamika e ngjarjes duket se lë pak vend për dyshime se vrasja u krye me urdhër, nga vrasës profesionistë.
Agjensia Federale e Hetimeve, organi më i lartë policor në vend, dënoi ashpër këtë “sulm monstruoz” ndaj fjalës së lirë, duke fajësuar për këtë akt “banditët” dhe “terroristët” që veprojnë në zonë.
Sulmet mbi gazetarët janë të zakonshëm në Rusi dhe sidomos në rajonet e Kaukazit, ku forcat e sigurisë janë duke u përballur me lëvizjet e fuqishme separatiste dhe islamike.
Grupet e të drejtave të njeriut, prej kohësh janë ankuar ndaj dhunimit dhe vrasjeve të gazetarëve, që i afrohen zbulumit të skandaleve, në të cilat funksionarë të lartë apo biznesmenë të mbështetur nga regjimit janë të përfshirë.
Gjithashtu gjatë ditës, zëvendësministri i transporte i qeverisë lokale të Kabardino-Balkarias u plagos në një sulm me autobombë në Nalçik, kryeqyteti i krahinës.
Top Channel