Leo Messi foli mesditën e së enjtes për frikën që ndjeu pas një dëmtimi në ndeshjen ndaj Benfikës, takimi i fundit i fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve.
“Jam mirë, por nuk e di nëse do të jem në fushë ndaj Real Betis. Të shohim deri të dielën”, theksoi ylli argjentinas për mediat spajnolle.
“Ndjeva dhembje pasi kalova portierin, por godita topin sepse mendova se ai top do të ishte i fundit për një kohë shumë të gjatë. Isha i bindur se dëmtimi ishte shumë i rëndë nga dhimbja që ndjeja”, theksoi Messi.
Në lidhje me rekordin e Gerd Muller, sulmuesi i Barcelonës tha: “Nuk jam i fiksuar pas atij rekordi. Shokët më thonë që do më ndihmojnë që ta arrij, por të gjithë golat që kam shënuar janë falë ndihmës së tyre. Do të ishte diçka e bukur sepse është një statistikë që mbetet. Nëse e arrij, shpresoj që rekordi im të zgjasë aq shumë sa zgjati ai i Muller. Do të përpiqem.”
Messi do të stërvitet këto dy ditë në palestër dhe nuk do të stërvitet me grupin deri të shtunën. Klubi katalanas bëri të ditur se Messi kishte pësuar një goditje në gju, por argjentinasi nuk ka treguar shenja dëmtimi paraditen e së enjtes.
Top Channel