Kobe Bryant, 30 000 pikë në karrierë

06/12/2012 16:15

Në New Orleans Arena, Lakers fituan ndaj Hornets ndeshjen e radhës të sezonit të rregullt në NBA, por lajmi ishte se Kobe Bryant arriti shifrën e 30 000 pikëve në karrierë.

Ylli i skuadrës kaliforniane është i pesti lojtar në historinë e basketbollit amerikan që kalon këtë kufi. Në moshën 34 vjeç e 104 ditë, ai është më i riu që arrin një shifër të tillë stratosferike.

Wilt Chamberlain e kishte arritur 30 mijë pikëshin kur mbushi 35 vjeç e 179 ditë, ndërsa Michael Jordan kur ishte 38 vjeç e 321 ditë.

Komisioneri i NBA-së, David Stern, ishte i pranishëm në takimin ku Bryant shkroi një tjetër kapitull të artë të karrierës së tij.

“Kobe është një lojtar me një talent të madh dhe është në nivelin e legjendave si Michael Jordan. Ka vite që luan në një nivel shumë të lartë dhe ka fituar shumë tituj duke treguar se vazhdon të jetë kompetitiv”, theksoi Stern.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA