Itali, rikuperohet sfinksi 2 mijë-vjeçar

06/12/2012 16:05

Policia italiane rikuperoi një sfinks të vjedhur dy mijë-vjeçar, pranë kryeqytetit Romë, raportuan të enjten mediat italiane.

Sipas hetuesve, statuja e rrallë prej graniti ishte në prag të trafikimit jashte vendit.

Policia arriti të bënte këtë zbulim në shtëpinë e një shoferi, të cilit gjatë një kontrolli rutinë i ishin gjetur fotografi të dyshimta të objektit të rrallë historik.

Sfinksi ishte vjedhur më parë nga një varrezë antike, në nekropolin etrusk të “Montem Rossulum”, pranë Viterbos, 100 kilometra në veri të Romës.

Perandoria Romake vlerësonte veçanërisht artin egjiptian dhe nisi të imporonte statuja nga vendi qe pushtoi ne shekullin e parë përpara lindjes së Krishtit, objekte që zbukuronin shtëpinë e zyrtarëve dhe tregëtarëve të pasur të antikitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA