Muzeu i Forcave të Armatosura është inauguruar në Tiranë në godinën e
Komandës së Doktrinës së Stërvitjes. Ky muze, që përmban objekte dhe
armatime të ushtarakëve në vite ka përfunduar në ditën e 100-vjetorit të
krijimit të Forcave të Armatosura.

Të pranishëm për rastin mes të tjerësh ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Në inaugurim, një apel u bë për pasurimin e muzeut te ri.

“Unë do të gjeja rastin të bëj një apel të gjithë ushtarakëv, dhe të gjithë familjeve shqiptare që ruajnë si relike që nga uniformat e ndryshme që ka përdorur ushtria shqiptare, armatime, pajisje, të gjithë ato elemente që do t’i neviojiteshin këtij muzeu, do të ishin të lutur t’i sillnin. Ne do të vendosim bashke me objektet edhe emrat e dhuruesve”, tha Agim Lala, drejtor i Arkivave dhe Muzeumeve të FA.

Muzeu perbehet nga dy pavione kryesore: ai i epokes historike, qe perfshin vitet nga 1474-1945 dhe pavioni tjeter periudhen pas çlirimit deri ne vitet ’90.

Jane rreth 280 objektet e paraqitura aktualisht ne kete muze, pasurimi i metejshem i te cilit mbetet i hapur per t’u zhvilluar nga te gjithe ata qe deshirojne te çojne objekte te tera te vlefshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA