Frikë për Messi-n, i largohet rekordit

06/12/2012 00:10

Të gjithë të frikësuar për Lionel Messi-n. Ylli i Barcelonës është dëmtuar gjatë ndeshjes së Champions League ndaj Benfica-s.

I nxjerrë nga fusha me barrelë, 5 minuta nga fundi i takimit, Messi është dukur i përvuajtur, ndërkohë që transportohej për në dhomat e zhveshjes nga personeli sanitar.

Kaq ka mjaftuar për të lëshuar alarmin dhe për t’iu frikësuar rekordit të golave të shënuar nga argjentinasi gjatë këtij viti kalendarik.

Por, në orët e vona ka ardhur edhe lajmi pozitiv, për një frymëmarrje çliruese: dëmtimi nuk është i rëndë.

Mbetet për të kuptuar se sa do t’i duhet të pushojë jashtë fushave të blerta. Për momentin, Barcelona flet vetëm për një “enjtje të pjesës së jashtme të gjurit të majtë”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA