Mourinho: Nuk largohem për pushime

05/12/2012 17:30

Trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho, nuk do të qëndrojë një vit pushim nëse në fund të vitit do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Përballë spekulimeve që përflasin largimin e tij, në një deklaratë për shtyp pas fitores së arritur në Champions me Ajax (4-1), portugezi theksoi se edhe nëse kjo do të ndodhë, nuk do të ndjekë shembullin e ish-trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola, që u largua në fund të sezonit të shkuar për të qëndruar një vit inaktiv.

”Nuk ndiej asnjë presion për momentin, por është e sigurt se nëse do të largohem, nuk do ta bëj këtë për pushime. Do të punoj, këtu apo diku tjetër, për këtë jam i sigurt”, theksoi Mourinho.

I pyetur nga një televizion francez mbi mundësinë që të kalojë në stolin e Paris SG, Mourinho ironizoi: “Duke parë atë që shkruan shtypi spanjoll, Ancelotti do të vijë tek Reali ose unë do të shkoj tek Parisi. Me sa duket, do të punojmë të dy së bashku”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA