“Mbreti i boksit”, Muhammad Ali
05/12/2012 00:00
Boksieri legjendar, Muhamed Ali, sot në moshën 70-vjeçare u kurorëzua si boksieri më i mirë i të gjitha kohërave.
Tre herë kampioni i botës në peshat e rënda, mori titullin nga kampioni aktual i në kategorinë WBC, Vitali Klitschko në Kankun të Meksikos.
Muhamed Ali u bë i famshëm në boks për stilin e tij “të rrufeshëm”, shpejtësinë dhe lëvizshmërinë në ring, që i lejuan të përballej me titanë si George Foreman.
Në vitin 1984, ai u diagnostikua me sëmundjen e parkinsonit, dhe që prej atëherë ka bashkëjetuar bashkë me të.
Top Channel