Iker Casillas dhe fundi i ciklit spanjoll

05/12/2012 16:45

Iker Casillas ka deklaruar se pas botërorit të vitit 2014 kombëtarja spanjolle do i japë lamtumirën disa prej elementeve që e kanë kthyer në një superfuqi të futbollit.

“Pas “Brazil 2014” do të ketë shumë lojtarë që mund të vendosin tërheqjen nga kombëtarja, mes tyre jam edhe unë. Në këtë mënyrë do i lihet hapësira të rinjve. Për këtë arsye, fitorja e Kupës së Botës do të ishte mënyra më e mirë për të mbyllur karrierën me përfaqësuesen”, deklaroi portieri dhe kapiteni i Spanjës.

Për Casillas, Spanja është favorite për të fituar në kompeticionin më të madh.

“Kemi një ekip të mrekullueshëm, por nuk do të jetë e lehtë të fitojmë dy Botërorë radhazi ashtu siç bëmë me kampioantin europian”, theksoi lojtari me më shumë ndeshje me fanellën e Spanjës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA