Hulk: O unë, o Spalletti!

05/12/2012 18:20

Sulmuesi i Zenitit të Shën Pjetërburgut, Givanildo Vieira de Souza “Hulk” deklaroi se dëshiron të largohet nga klubi rus, nëse nuk do të zgjidhet konflikti i tij aktual me trajnerin Luciano Spalletti.

Futbollisti, i cili i kushtoi Zenitit 40 milionë euro në merkaton e verës, reagoi me tërbim pasi u zëvendësua në pjesën e dytë, gjatë ndeshjes së të martës me Milanin dhe pakënaqësinë e tij të qarta ai i shprehu edhe i intervistuar nga gazetarët rusë.

”Nëse situata me trajnerin nuk do të zgjidhet së shpejti, jam i detyruar që të lë hapur mundësinë e një transferimi në merkaton e janarit”, deklaroi braziliani, pas fitores të Champions, që gjithsesi nuk arriti t’i garantonte rusëve kalimin e grupit.

Nga ana e tij, i pyetur për situatën aktuale, Spalletti tentoi të minimizonte konfliktin brenda ekipit të tij. “Të gjithë futbollistët e mëdhenj reagojnë në këtë mënyrë kur zëvendësohen. E rëndësishme është që arritëm të fitonim”, tha italiani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA