Allegri: I kënaqur me skuadrën
05/12/2012 00:00
Pavarësisht humbjes 0-1 në San Siro përballë Zenitit në ndeshjen e fundit të fazës në grupe në Ligën e Kampioneve, trajneri i Milanit, Massimo Allegri shprehet i kënaqur nga paraqitja që bënë në fushë kuqezinjtë.
“Jam i kënaqur nga paraqitja. Sigurisht më vjen keq pë humbjen, por skuadra bëri një lojë të mirë. Mund të shmangnim golin e vetëm të takimit, megjithatë kundërshtari kishte motivim, ndërsa ne jo dhe këtë e tregojnë edhe faullet e shkaktuara”, tha tekniku kuqezi.
Më tej, Allegri vlerësoi dyshen e qendrës së mbrojtjes, Acerbi-Zapata. Po punojnë mirë, tha ai, duke shtuar më pas se Acerbi ka nevojë për të tilla ndeshje për t’u rritur e pjekur profesionalisht.
Top Channel