Obama paralajmëron Assad

04/12/2012 00:00

Barak Obama paralajmëroi presidentin sirian Bashar Al Assad nese ai do të përdore armet kimike kundër popullit të tij.

“Dua t’ia bëj absolutisht të qarte Asadit dhe të tjerëve nën komanden e tij: Bota po ju vëzhgon, përdorimi i armeve kimike është dhe do të jetë plotësisht i papranueshem dhe nëse bëni gabimin tragjik në përdorimin e këtyre armeve, ateherë do të ketë pasoja dhe ju do të mbani përgjegjesi për këtë”, tha Obama.

Televizioni shteteror sirian raportoi të hënën, se Ministria e Jashtme hodhi poshte zerat se Damasku do te perdore armet kimike, ne kunderpergjigje te deklarates se Uashingtonit.

“Siria i ka perseritur shpesh amerikaneve, ruseve dhe sekretarit te pergjithshem te OKB-se se nuk do te perdore armet kimike, nese ato ekzistojne, në asnjëlloj rrethane kunder popullit te tij. Vendi po lufton bashke me popullin kunder terrorizmit te sponsorizuar nga Al Kaeda, i cili mbeshtet nga disa vende nen drejtimin e vet Shteteve te Bashkuara”, thuhet në reagim.

Besohet gjeresisht se Siria zotëron arme kimike, përfshirë gazin sarin, një paralizues i nervave. CIA, Agjensia Qendrore e Inteligjencës thote se te tilla arme mund te shperndahen me avione, raketa balistike apo predha.  
Madje, besohet se sirianet po perpiqen te zhvillojne nje tjeter agjent te helmet sic eshte gazi VX. Sipas nje raporti te sherbimeve sekrete te Turqise, Arabise Saudite dhe atyre Perendimore behet fjale per 1000 tone arme kimike te ruajtur ne 50 zona te Sirise.

Damasku nuk e ka nenshkruar Konventen e Armeve Kimike as ka ratifikuar Konventen e Armeve Toksike dhe Biologjike. Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara i tha gazetes amerikane “New York Times” të hënën se “po behen përgatitje për përdorimin e armeve kimike”. Shtepia e Bardhe deklaroi se niveli i shqetesimit është i lartë dhe po përgatitet për një plan emergjence. Nga ana tjeter, pas takimit ne Stamboll kryeministri Rexhep Taip Erdoan dhe Presidenti rus, Vladimir Putin nuk “gjeten gjuhen e perbashket për situaten në Siri”. Por shefi i Kremlinit shpjegoi se mbeshtetja per Damaskun nuk mund te perkthehet si perkrahje per regjimin e Assadit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA