8 minuta duartrokitje për Merkel

04/12/2012 00:00

Kancelarja gjermane mbetet udhëheqësja absolute e kristan-demokratëve dhe këtë e tregoi së fundmi edhe pritja që iu rezervua në Hanover ku njoftoi rikandidimin e saj për postin e kryetares së CDU-së.

Për tetë minuta me radhë nga hyrja e Angela Merkel në sallë, të pranishmit duartrokitën dhe brohoritën emrin e saj në shenjë mbështetjeje për politikat e ndjekura deri më tani.

Merkel njoftoi rikandidimin e saj në krye të kristian-demokratëve dhe sipas të gjitha sondazheve dhe opinionit të analistëve politikë gjermanë, kancelarja e ka thuajse të sigurtë rimandatimin në krye të CDU-së për herë të shtatë me radhë.

Duartrokitja për 8 minuta është edhe një tjetër rekord personal i Merkel, e cila në të njëjtin Kongres të zhvilluar vitin e kaluar, u “mikprit” për 6 minuta, 2 minuta më pak se sivjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA