Zgjidhet lideri i së majtës italiane

03/12/2012 00:00

E majta italiane ka tanimë kandidatin e saj për kryeministër në zgjedhjet që do të zhvillohen në pranverë të vitit të ardhshëm.

Pierluigi Bersani, sekretar i Partise Demokratike fitoi gati 60% të preferencave, ndërsa kandidati tjetër, kryebashkiaku i Firences Matteo Renzi, pati vetëm pjesën tjetër prej 40% të votave.

Në këtë proces parazgjedhor, ajo që bëri më shumë përshtypje është pjesëmarrja e gjërë e votuesve. Rreth 3 milionë persona shprehën preferencën e tyre duke zgjedhur atë që analistët mendojnë se ka shumë mundësi të jetë kryeministri i ardhshëm.

Që sot Pierluigi Bersano deklaroi se sfida e ardhshme për të majtën është arritja në qeveri, por një qeveri ndryshimi. Partia Demokratike ka organizuar këto votime duke i dhënë të drejtën e shprehjes çdo qytetari në moshë madhore, përfshirë dhe emigrantët.

Madje shumë shpesh sekretari Bersani ka prekur çështjet e emigracionit duke mbështetur nevojën e ndryshimit të ligjit për emigracionin dhe ka deklaruar se menjëherë sapo të vijë në pushtet, do te rishikohet ligji për shtetësinë italiane në mënyrë të veçante duke ia njohur atë fëmijëve të emigrantëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA