Një agjensi e OKB-së është duke mbajtur një takim ndërkombëtar në Dubai, me qëllim që të qetësojë frikën se liria e internetit mund të jetë e rrezikuar.
Agjensitë qeveritare rregulluese nga 193 vende janë zhvendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe për të rishikuar një numër të madh nenesh nga traktati i komunikimit dhe për të bërë shtesa të reja të nevojshme.
Duke komentuar këtë takim, “Google” shprehu shqetësimin se “liria e internetit po kërcënohet”, por agjensia u përgjigj se qëllimi kryesor i saj ishte të krijonte infrastrukturën e nevojshme që gjithmonë e më shumë njerëz të kenë akses ndaj internetit.
”E vërteta është se interneti mbetet sot, për fat të keq, ende një privilegj i vendeve të pasura”, deklaroi Hamadoun Toure, sekretari i përgjithshëm i Agjensisë së OKB-së për Telekomukacionin. “Është qëllimi ynë që të ndryshojmë këtë situatë”.
Pasardhëse e Organizatës së Postës dhe Telegrafeve, e formuar në vitin 1865, AT ndër dekada ka zgjeruar fushën e mbulimit në teknologji të tjera të telekomunikacionit, por për shkak të avancimit veçanërisht të shpejtë të teknologjisë në dekadat e fundit, shumë sektorë mbeten ende të parregulluar formalisht.
Top Channel