Kolumbia i vë afat Farc-ut

03/12/2012 08:50

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, i ka vendosur një afat të fundit marrëveshjes së paqes mes qeverisë dhe rebelëve të Farc-ut.

Afati është muaji nëntor i vitit 2013.

“Ky duhet të jetë një proces që duhet të përfundojë brenda disa muajsh dhe jo vitesh”, theksoi Santos sipas BBC.

Presidenti kolumbian shtoi se qeveria do i ofrojë të gjitha garancitë e nevojshme Farc-ut në mënyrë që të braktisë armët dhe t’i bashkohet procesit politik. Ai tha se çdo tentativë për të shtyrë çarmatosjen është e papranueshme.

Deri tani, Farc nuk i është përgjigjur afatit të fundit të vendosur nga qeveria.

Deklaratat e presidentit vijnë disa ditë pasi Farc-u pranoi se po mban pengje policë dhe ushtarë që janë zënë rob gjatë luftimeve. Një zëdhënëse e grupit rebel theksoi se ata do të lirohen nëse qeveria liron rebelët që mban nga ana e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA