Japonia inspekton tunelet

03/12/2012 00:00

Qeveria japoneze urdhëroi inspektime urgjente të tuneleve në të gjithë vendin pas aksidentit që ndodhi në tunelin Sasago, 80 km larg Tokios, kryeqytetit japonez, ku humbën jetën nëntë persona.

Media japoneze raportoi se Ministria e Insfrastrukturës dhe Turizmit urdhëroi operatorët të mbikëqyrin të gjithë tunelet e ngjashëm me atë të Sasagos. Deri tani janë inspektuar të paktën 49 prej tyre.

Autostradat në Japoni kanë mbi 1500 tunele dhe zyrtarët vlerësojnë se një e katërta e tyre janë ndërtuar prej 30 vjetësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA