Presidenti i Republikes Bujar Nishani ka dekretuar zotin Adriatik Llalla në postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës.
Ne relacionin shoqerues te dekretit presidenti Nishani ka vleresuar eksperiencen e gjate te zotit Llalla ne strukturat e prokurorise, ku ka kryer detyra te ndryshme. Kreu i shtetit thekson se ka vleresuar edhe zgjedhjen e tij konsensuale nga kuvendi i Shqiperise ne pozicionin e Inspektorit te Pergjithshem te Inspektoriatit te Larte te Deklarimit dhe Kontrrollit te Pasurise institucion i cili sipas zotit Nishani ka marre edhe vleresime nga partneret nderkombetare per pavaresine dhe menyren e konsoliduar te funksionimit.
Ne perfundim presidenti ka shprehur bindjen se kjo kandidatute do te gjeje vleresimin dhe pranimin jo vetem te faktorit politik por edhe te opinionit publik. Tashme kandidatura e dekretuar nga kreu i shtetit pritet te shkoje ne kuvend per te marre edhe pelqimin e ketij institucioni.
Nderkohe ne te njejten dite presidenti Nishani ka dekretuar edhe daten 23 qershor 2013 si dita kur do te mbahen zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme. Nje date kjo qe kishte gjetur konsensus edhe gjate takimeve konsultative te mbajtura nga presidenti me kreret e grupeve parlamentare.
Llalla: Denoncimet e ILDKP pushohen nga prokuroria e gjykata
Zoti Llalla ka qene nje kritik i drejtperdrejt i mosveprimit të drejtësisë, si prokurorisë ashtu edhe gjykatës, në luftën kundër korrupsionit.
Në një intervistë dhënë një vit më parë për Top Channel, ai ka deklaruar se ka denocnuar dhjetra zyrtare te larte qe kane fshehur apo mashtruar me deklarimin e pasurise, por dosjet e tyre jane pushuar nga prokuroria dhe gjykata, duke krijuar sipas tij nje mantel mosndeshkimi per zyrtaret e larte.
“Shqetësim për ne vazhdon të mbetet problemi i trajtimit të çështjeve që ne kallëzojme ne organin e Prokurorise e qe trajtohen me pas nga institucionet e drejtesise, pasi mjaft raste te kallëzuara prej nesh, pothuajse pushohen ne sistemin e drejtesise. Kjo ka sjelle për rrjedhoje krijimin e nje manteli paprekshmerie tek zyrtaret e korruptuar, duke bere qe ata te ndihen mbi ligjin, mbi qytetaret e thjeshte”, pati deklaruar Llalla.
Zoti Llalla tregoi gjithashtu skemen e perdorur nga zyrtaret per fshehjen e pasurive.
“Problem shqetesues vijon të mbetet fakti se zyrtare te korruptuar, pasurine e tyre e fshehin ne emer te personave qe lidhen me ta. Dhe problemi yne qe vijon eshte fakti qe duhet parashikuar detyrimi ligjor, qe personat e lidhur me zyrtaret te kene detyrimin e deklarimit te pasurise. Pasi gjithe pasuria e fituar ne menyre te kundraligjshme fshihet ne lidhjet farefisnore apo shoqerore te zyrtare, qe e krijojne pasurine ne menyre te paligjshme”, tha Lalla.
Sipas zotit Llalla eshte konstatuar nga deklarimet periodike te subjekteve, se eshte kthyer ne fenomen argumentimi i te ardhurave ne formen e dhuratave nga persona te lidhur me zyrtaret.
“Dhuratat jane kryesisht vetem leke, ne valute, ne formen e dhuratave apo te huamarrjeve cka sjell domosdoshmëri amendimin e ligjit te cituar, deklaroi Lalla.
FRD përshëndet emërimin e Llallës
Fryma e Re Demokratike është forca e parë politike që përshëndet emërimin e Adriatik Llallës në krye të institucionit të akuzes. Partia e Bamir Topit permes nje deklarate u shpreh se mirepret emërimin e Llalles, si zyrtar korrekt, person me integritet profesional dhe kandidature qe mund t’i jape dinjitetin e duhur postit te Prokurorit te Pergjithshem.
Por FRD i mbetet qendrimit se procesi ishte antikushtetues, pasi mandati i Ina Rames perfundonte ne pranveren e vitit qe vjen.
Mbi këtë bazë FRD mirëpret çdo investim adresuar Gjykatës Kushtetuese për të përcaktuar përfundimisht çështjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, deklaron Fryma e Re Demokratike.
Top Channel