Meksikë, presidenti “betohet” kundër mafias

02/12/2012 11:50

Presidenti i ri i Meksikës, Enrique Pena Nieto u betua ditën e dielë si presidenti i ri i vendit, me premtimin se do të rrisë rritjen ekonomike dhe përshkallëzojë luftën kundër krimit të organizuar.

”Qëllimi kryesor i qeverisë sime do të jetë që të rikthej paqen në Meksikë. Askush tjetër përveç shtetit dhe ligjit nuk mund të udhëheqë këtë vend a as pjesë të caktuara të territorit të tij”, deklaroi Nieto.

Paraardhësi i tij, Felipe Calderon, nisi një luftë të ashpër kundër karteleve të fuqishme të drogës, luftë që përllogaritet t’i ketë kushtuar jetën mbi 60 mijë meksikanëve që prej vitit 2006.

Betimi i Nietos u realizua nën masa të forta sigurie, pasi kundërshtarë të tij organizuan një manifestim, gjatë së cilit u qëllua me bombë molotov ndaj forcave të rendit.

Sipas protestuesve, Nieto arriti të ngjitej në krye të shtetit me 112 milionë banorë pasi pagoi shuma të mëdha për blerjen e votës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA