Japoni, shembet tuneli, viktima

02/12/2012 10:40

Një tunel në një rrugë kryesore u shemb në Japoni, duke zënë një numër të madh makinash nën të.

Të paktën shtatë persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa nuk dihet fati i disa dhjetëra të tjerëve, raportoi mëngjesin e së dielës “BBC”.

Të mbijetuarit përshkruan se si pjesë të mëdha të tavanit të tunelit ranë papritur mbi disa automjete në lëvizje në tunelin e Sasagos.

Si rrjedhojë e shembjes, një zjarr u ndez dhe përfshiu një numër tjetër automjetesh. Forcat e shpërtimit kanë konfirmuar në media se kanë parë disa trupa të karbonizuar, por është ende herët për të përcaktuar një bilanc njerëzor të kësaj tragjedie.

Tuneli ishte pjesë e një rruge të rëndësishme kombëtare, që lidh kryeqytetin e Tokios me Nagojën, një qytet të ndodhur në 80 kilometra distancë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA