Presidenti amerikan, Barak Obama paralajmeroi për një “Krishtlindje të
mjere”, nëse nuk arrihet një marrëveshje për të ashtuquajturen “gremina
fiskale” por për republikanët bisedimet po shkojnë “askund”. Obama e
beri deklaraten e tij gjatë qendrimit në fabrikën e “Rodon Grup” e
prodhimit të lodrave për fëmijë K’ Nex, ne Pensilvani.
“Nëse Kongresi nuk ben asgje, cdo familje në Amerikë do të shohë rritjen e taksave mbi të ardhurat me 1 Janar. Cdo familje, cdokush ketu, do ti shihni taksat te rriten me 1 Janar. E kuptoj qe nuk ju tingellon mire. Eshte si nje cope qymyri per Krishtlindje. Kjo eshte nje Krishtlindje e varfer”, tha Obama.
Kreu republikan i Dhomës së Përfaqesuesve, John Boehner tha se plani i Presidentit Obama për të rritur në 1.6 bilione dollare te ardhurat nga taksat, ne 10 vitet e ardhshem, nuk eshte nje propozim serioz.
“Eshte nje rruge pa krye. Mos te genjejme veten. Nuk po perpiqem ta bej me te veshtire. Me keni pare ne keto 3 javet e fundit, jam ruajtur per cfare duhet te them sepse nuk dua ta bej me te veshtire gjetjen e kompromisit, per veten, Presidentin apo anetaret e dy partive”, tha Boehner.
Nje prej ceshtjeve me delikate eshte nese reduktimi i taksave, i propozuar nga administrata e Xhorxh W Bushit zgjatet pertej 31 dhjetorit, për të gjithë taksapaguesit, perfshire te pasurit sic kërkojnë republikanet ose për te gjithe ata, me te ardhura nen 250 mije dollare, sic deshiron Obama dhe demokratet. Të martën presidenti amerikan do te vazhdojë takimet me nje grup guvernatoresh te dy partive te marten, ndersa te merkuren do te flase ne nje tryeze per biznesin për “greminën fiskale”.
Ekonomistet paralajmerojne se rritja e planifikuar e taksave dhe shkurtimet ne shpenzime qe do te hyjne ne fuqi me 1 Janar mund t’i cojne Shtetet e Bashkuara ne recesion.
Cfarë është “gremina fiskale”?
Sipas marrëveshjes të arritur vitin e kaluar mes Presidentit Obama dhe Kongresit, të kontrolluar nga Republikanët, masat nxitëse, kryesisht reduktimi i taksave- do te skadojë më 1 Janar të vitit 2013.
Nëse Kongresi nuk vepron, do të hyjnë menjehere në fuqi reduktime të shpenzimeve në Mbrojtje, Arsim apo shpenzime te tjera qeveritare, pra hyn ne fuqi e ashtuquajtura “gremine fiskal”.
Ekonomia amerikane nuk është në gjendje të përthithë këto ndryshime, pa shkuar në recesion.
Top Channel