Egjipt, protestë në mbështetje të Morsit

01/12/2012 00:00

Mbështetësit islamikë të presidentit egjiptian Mohammed Morsi po mbajnë
manifestime masive për të mbështetur përfshirjen e kompetencave të reja
dhe projekt/kushtetutën.

Demonstratat e së shtunës në Kairo vijnë pasi rivalët e presidentit protestuan kundër tij. Ata janë të arrituar për faktin se projekt/kushtetuta u miratua nga një asamble e dominuar nga elementë islamikë ditën e premte.

Asambleja veproi para se gjykata më e lartë e Egjiptit të mblidhej për të vendosur nëse Parlamenti duhet të shkrihej. Gjyqtarët janë ndodhur në një përballje me presidentin që kur ai i garantoi postit të tij kompetenca të reja javën e kaluar.

Mijëra mbështetës të zotit Morsi, duke mbajtur flamuj dhe portrete të presidentit, u mblodhën para universitetit të Kairos ditën e shtunë. “Populli e mbështet vendimin e presidentit”, bërtisnin ata, ndërkohë që në një parullë shkruhej: “Populli do implementimin e ligjit të Zotit”.

Forcat e policisë qëndruan aty pranë, me blloqe të ngritura për të parandaluar avancimin e turmës. Mbështetëtsit e zotit Morsi në Vllazërinë Myslimane dhe parti të tjera islamike kishin bërë thirrje për një grumbullim masiv për të treguar se lëvizjet e fundit të presidentit mbështeteshin nga qytetarët.

Në bazë të një dekreti të jashtëzakonshëm të miratuar javën e kaluar, vendimet e zotit Morsi nuk mund të anulohen nga asnjë autoritet, përfshirë gjyqësorin, deri në ratifikimin e kushtetutës dhe derisa të mbahen zgjedhje të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA