Australi, kolosët e duhanit betejë me shtetin

01/12/2012 00:00

Australia është vendi i parë në botë ku paketat e cigareve shiten pa
publicitetin e logos së kompanisë që i prodhon. Objektivi është heqja e
çdo interesi ndaj cigares dhe në këtë mënyrë të luftohet konsumi i
duhanit.

Të gjitha cigaret duhet të shiten në paqeta identike, ngjyrë jeshile, me markën e shkruar me të njëjtin karakter tipografik dhe me pamje të sëmundjeve që shkaktohen nga duhani.

Paralajmërimet mbi rreziqet për shëndetin duhet të zënë të paktën 75 për qind të pjesës ballore të paketës dhe 90 për qind të pjesëve anësore.

Në muajin gusht normativa mori dritën jeshile nga Gjykata e Lartë australiane, që ka hedhur poshtë apelin e bërë nga katër kolosët e duhanit, “British American Tobacco”, “Philip Morris”, “Imperial Tobacco” dhe “Japan Tobacco”.

“British American Tobacco” ka paralajmëruar se normativa do të shkaktojë një ekspansion të tregut të zi, sepse paketat anonime do të lehtësojnë falsifikimin dhe përfitim do të ketë vetëm krimi i organizuar.

Ndërsa kompania rivale “Philip Morris” ka premtuar një betejë të gjatë gjyqësore. Shembulli i Australisë ka marrë megjithatë konsensus të gjerë, aq sa Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje pjesës tjetër të botës që ta ndjekin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA