Ish-kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, pranoi që të paguante një dëmshpërblim prej 6 milionë dollarësh për të mbyllur një çështje civile të ngritur kundër tij nga një shërbyese e një hoteli në Nju Jork për tentativë përdhunimi.
Detaje të marrëveshjes, e arritur nga Gjykata e Lartë e Bronksit, nuk u bënë publike pasi u ra dakord që marrëveshja të realizohej në fshehtësi.
Strauss-Kahn u arrestua në Nju Jork në maj 2011, pasi Natissatou Diallo, një shërbyese e hotelit ku ai qëndronte, e akuzoi për tentativë përdhunimi.
Gjykata rrëzoi më pas këtë çështje duke çmuar se dëshmitares i mungonte besueshmëria, por skandali shkatërroi karrierën e mundshme politike të Strauss-Kahn, i cili besohej se do të rivalizonte Presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy, në zgjedhjet e majit 2012, të fituara më pas nga socialisti Hollande.
Pas mbylljes së çështjes penale, Diallo ngriti një çështje civile, të cilës Strauss-Kahn iu kundërpërgjigj me padi për shpifje.
Megjithatë, në dukje i lodhur nga ky skandal, Strauss-Kahn paguan 6 milionë për shërbyesen 33-vjeçare, duke mbyllur përfundimisht skandalin.
Top Channel