Scolari tek Brazili: Fitojmë Botërorin

30/11/2012 12:10

Brazili konfirmoi Luiz Felipe Scolarin si trajnerin e ri të kombëtares, njeriun që udhëhoqi “Seleçaon” drejt titullit të vitit 2002.

Në konferencën e tij të prezantimit, mbrëmjen e së enjtes me oren braziliane, Scolari theksoi se për të dhe përfaqësuesen është një detyrim që të synojnë titullin në Botërorin e Brazil 2014-s.

”Jemi të detyruar që të fitojmë titullin. Në këtë moment nuk jemi favoritë, por shpesh në të shkuarën jemi bërë favoritë gjatë zhvillimit të Botërorit. Vendi i tretë apo i katërt nuk është i mjaftueshëm për një ekip që ka fituar pesë tituj kampionë dhe pret në shtëpinë e tij këtë kompeticion”, deklaroi 64-vjeçari, i njohur në mediat braziliane si “Felipao”.

Duke u ndalur në rinovimin e domosdoshëm që duhet të kryejë, për të sfiduar ekipet e momentit si Spanja, Gjermania apo Argjentina, Scolari shtoi: “Nëse nuk të pëlqen presioni, stoli i Brazilit nuk është vendi i duhur për ty. E di se çfarë do të më presë dhe e di që jam në gjendje të kryejë detyrën që më kërkohet”.

Debutimi i Scolarit është parashikuar të ndodhë në muajin shkurt, kur Brazili të përballet me Anglinë në një ndeshje miqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA