Rritja ekonomike e Indisë u ngadalësua në tremujorin qershor-shtator, duke vendosur nën presion autoritetet që të zbatojnë reforma të menjëhershme për të stimuluar rritjen.
Ekonomia u rrit me 5,3% gjatë këtij tremujori, duke vazhduar një trend rënie nga 5,5% i një semestri më parë.
India ka marrë disa hapa, përfshi hapjen e sektorit të aviacionit ndaj investuesve të huaj, në përpjekje për të nxitur rritjen.
Megjithatë, analistët theksojnë se pa ndihmën e rritjes së investimeve direkte nga jashtë, ekonomia indiane do ta ketë të vështirë të rikthejë “bumin” e saj.
Gjithashtu, Bankës Qendore të Indisë i është rekomanduar që të reduktojë normën bazë të interesit, për të reduktuar kështu interesat e kreditimit.
Ashtu si ekonomia tjetër aziatike me një rritje impresionuese, ajo kineze, edhe ekonomia indiane është duke vuajtur tërthorazi krizën e Eurozonës, që ka shkaktuar rënien globale të fuqisë blerëse dhe investimeve.
Top Channel