Egjipti një shtet islamik?

30/11/2012 10:35

Gjykata Kushtetuese e Egjiptit mbështeti një projektkushtetutë, e cila do të njohë ligjin islamik të sheriatit si burimin kryesor të legjislacionit të shtetit.

Lajmi u raportua të premten prej mediave ndërkombëtare.

Projektkushtetuta do t’i dërgohet tashmë presidentit Mohammed Mursi, i cili pritet të shpallë një referendum për këtë çështje.

Aktualisht, Egjipti është një shtet laik dhe mundësia e shndërrimit të tij në një shtet islamik përbën një shqetësim serioz për komunitetin ndërkombëtar.

Së fundmi, çëshjet fetare kanë fituar një rëndësi akute në jetën e vendit me 82 milionë banorë, pasi presidenti islamist Mursi i dha vetes fuqi të reja që i japin të drejtë veto mbi Parlamentin.

Si rrjedhojë e këtij dekreti, protestat dhe anti-protesta masive janë duke u zhvilluar në Egjipt, me mbështetësit e Vëllazërisë Muslimane që kanë përkrahur masat dhe një pjesë të madhe të popullsisë së tubuar në sheshe për të kundërshtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA