Përvjetori i 100 i pavarësisë së Shqipërisë ka bërë çdo kënd të festojë në mënyrën e tij. Kalorës dhe këmbësorë u nisën nga Kosova, piktura në nder të kësaj dite si dhe çdo dritare nga një flamur.

Por një nismë sa të veçantë aq edhe të bukur e ka marrë shoqata e tatuatorëve shqiptarë. Në kuadër të festës së madhe të kombit shqiptar, ata kanë realizuar tatuazhe falas për të gjithë ata që vendosin të skalitin në trupin e tyre një simbol kombëtar.

Këta të rinj për orë të tëra u pikturuan nga artistë profesionistë deri sa tatuazhet të plotësonin formën e tyre përfundimtare. Në këtë angazhim të parë si shoqatë, këta tatuatorë duket si ia kanë dalë më së miri që të lënë edhe ata një gjurmë të veçantë në këtë jubile. Ashtu si delegatët e 100 viteve më parë që vinin nga të gjitha trevat e shqiptarisë edhe tautaorët tanë kanë tentuar të kenë edhe përfaqësues nga qytete të ndryshme, megjithatë Tirana ka plot 7 tatuatorë, nga një Vlora dhe Elbasani. Por cilat janë imazhet më të përdorura?

Melson Isaku nga Tirana është në momentet e para të pikturimit të një shqiponje. Edhe Olsi po punon një shqiponjë, por e veçanta është pamja tredimensionale. Dario Dado sërish një version të shqiponjës. Një punim tjetër me ngjyra kombëtare sjell Erjon Hoxha, por ndryshe nga kolegët po e punon në pjesën e këmbës.

Delegati i Elbasanit sjell një punim shumë të vecantë ku kombinohen Skënderbeu, kalaja e Krujës dhe flamuri kombëtar.

Ndërsa përfaqësuesja e Vlorës, Ada Bilaj Dedaj, ka kombinuar një flutur dhe një shqiponjë për ta përshtatur me aspektin femëror këtë taztuazh.

Viktor Cungu ka realizuar hartën e Shqipërisë entike brendashkruar nga shqiponja dykrenore.

Marsel Shkëmbi sjell një kombinim të Skëndërbeut duke luftuar me shqiponjën e flamurit tonë.

Një nga punimet më mbresëlënëse është tatuazhi i Gentian Gegollit. Në dimensione jo shumë të mëdha, ai me mjeshtëri ka arritur të bashkojë imazhin e Skëndërbeut, përkrenaren e tij dhe simbolin e çdo shqiptari: shqiponjën. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA