Takimi kokë më kokë i së enjtes do të jetë i pari, që kur Obama mposhti Romney-n në zgjedhjet e 6 nëntorit.
Pas mësimit të rezultatit të zgjedhjeve, Obama premtoi se do të takohej me ish-guvernatorin e Massachusetts, për të biseduar se si “ta çojë vendin përpara”. ë dy ata patën një fushatë të ashpër elektorale, teksa thuhet se raportet mes tyre janë në nivele minimale.
Përgjatë 3 debateve presidenciale, Obama dhe Romney ndërprenë njëri-tjetrin shpesh herë, duke u ndalur në mënyrë të prerë te politikat dhe parimet. jithsesi, ata do të takohet së bashku në dhomën private të ngrënies, në Shtëpinë e Bardhë.
Media nuk do të lejohet të pasqyrojë drekën, sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë të ditës së mërkurë. etëm ata të dy do të jenë në dhomë dhe jam i sigurt se do të kenë një debat konstruktiv”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, për reporterët.
Takimi vjen në një kohë kur Obama dhe demokratët po negociojnë me kongresmenët republikanë në lidhje me implementimin e “shkëmbit fiskal”, një kombinim mes rritjes së taksave dhe shkurtimit të shpenzimeve, që pritet të zbatohet më 1 janar.
Masat janë vënë pjesërisht në zbatim, në kuadër të marrëveshjeve të 2011-s për të ulur defiçitin buxhetor, por gjithashtu përfshijnë edhe fundin e epokës së Bushit, kur u shkurtuan taksat për të gjithë amerikanët.
Gjatë fushatës, Romney bëri thirrje për shpenzime të zgjuara dhe shkurtime të taksave për të fiksuar defiçitin. Por, Obama këmbënguli se të pasurit duhej të paguanin më shumë taksa.
Top Channel