New York City feston ditën pa gjakderdhje

29/11/2012 03:40

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë së qytetit tha se e hëna ishte 24-orëshi me më pak gjakderdhje në historinë e viteve të fundit.

As edhe një vrasje e vetme, qëllim me armë, goditje me thikë apo ndonjë incident tjetër i krimit të dhunshëm nuk u raportua gjatë gjithë ditës.

Pavarësisht kulmimit të vrasjeve në korrik, mesatarja e vdekjeve në qytet po shkon drejt objektivit për të kapur nivelin më minimal, që prej 1960. Vetëm pak muaj më parë, rezidentët po jetonin përmes asaj, që mediat vendase e quajtën “verë e përgjakshme”.

Gjithsesi, pavarësisht rënies së vrasjeve, statistikat tregojnë një rritje prej 3% të krimit. Gjithashtu, ka patur një rritje prej 9% të vjedhjeve, teksa policia thekson një rritje të vjedhjeve të celularëve “smartphone”.

Megjithatë, vrasjet kanë shkuar në 23%, në krahasim me vitin e kaluar, gjë që përfaqëson nivelin më të ulët në këto 50 vite. Ka patur 366 vdekje deri më tani, këtë vit në New York City, krahasuar me 472 të tilla, në po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ekspertët thonë se këto shifra të ulta të vrasjeve është e pazakontë për një qytet të SHBA-ve me 8 milionë banorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA