Lucio kërkon të largohet nga Juve
29/11/2012 00:00
Lucio, i cili këtë verë kaloi nga Interi tek Juventusi, nuk po gjen aspak hapësira në formacionin e Contes dhe për këtë arsye kërkon një skuadër të re.
“Tek Juventus nuk jam i lumtur sepse nuk luaj. Kanë qenë muaj shumë të vështirë sepse kam qenë i dëmtuar dhe nuk kam pasur besimin e trajnerit”, u shpreh qendërmbrojtësi brazilian për ‘Sport Bild’.
Në lidhje me skuadrën e tij të ardhshme, Lucio theksoi: “Wolfsburg mund të jetë një mundësi shumë e mirë. Fëmijët duan shumë të kthehem në Gjermani.”
Para se t’i bashkohej Interit, Lucio ka luajtur tetë sezone në Bundesligë me Bayer Leverkusen dhe Bayern Munchen.
Top Channel