Lajmi u bë i ditur pasi Gjykata Kushtetuese theksoi se mund të vendosë të dielën, nëse do të shpërbëjë Asamblenë.
Drejtësia e Egjiptit po mban një qëndrim të largët me presidentin Mohammed Mursi dhe mbështetësit e tij islamistë, pasi ai lëshoi javën e kaluar një dekret, që i jepte atij fuqi të reja.
Dekreti nxiti protesta masive në të gjithë vendin, të cilat vazhduan edhe përgjatë së mërkurës.
Zyrtarë të Asamblesë Kushtetuese thanë se ishin drejt përfundimit të draft-kushtetutës, edhe pse Mursi ka shtyrë afatin për të përfunduar punën, deri në shkurt.
Votimi pritet gjatë të enjtes, sipas raporteve në media.
Korrespondenti i BBC-së në Kairo tha se hartimi i një Kushtetute në këto rrethana, mund të ishte një lëvizje tejet provokuese.
Anëtari i opozitës dhe ish-shefi i Ligës Arabe, Amr Moussa, tha për Reuters: “Ky veprim është absurd dhe nuk duhet të ndërmerret, duke patur parasysh sfondin e zemërimit dhe pakënaqësisë ndaj Asamblesë aktuale Kushtetuese”.
Top Channel