George Bush shtrohet në spital
29/11/2012 20:25
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush është duke u trajtuar në një spital në Hjuston, raportuan burimet spitalore dhe familja.
88-vjeçari Bush po trajtohet prej gjashtë ditësh, për shkak të një bronkiti.
Sipas zëdhënësit të ish-presidentit, shtrimi i Bushit në spital ndodhi për shkak të frikës së mjekëve se gjendja mund të përkeqësohej në një pneumoni, ndërsa theksoi se lajmi është mbajtur i fshehtë për të respektuar privacinë e jetës private të njeriut që drejtoi SHBA-në ndërmjet viteve 1988-1992.
I biri i George Bush, ish-presidenti George W.Bush i riu, së bashku me bashkëshorten e tij Laura ndodhen pranë 88-vjeçarit.
Top Channel