Finalistët e Topit të Artë FIFA
29/11/2012 00:00
Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid) dhe Andres Iniesta (Barcelona) janë finalistët e Topit të Artë FIFA për vitin 2012.
Lajmin e bëri të ditur organizmi më i madh i futbollit botëror sot në Sao Paulo, ku të shtunën e ardhshme do të hidhet shorti i Kupës së Konfederatave të vitit 2013 që do të luhet në Brazil.
Emri i fituesit të çmimit më të madh individual në botën e futbollit do të bëhet i ditur në një ceremoni gala më 7 janar, në Zyrih të Zvicrës.
“Nuk jemi në nivelin e Oscar, por aty afër”, theksoi presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter.
Ndërsa për trajnerin më të mirë të vitit, janë në garë Vicente Del Bosque (Spanjë), Pep Guardiola (ish-Barcelona) dhe Jose Mourinho (Real Madrid).
Top Channel