Assange me pneumoni, Ekuadori akuzon Britaninë
29/11/2012 05:20
Julian Assange, themeluesi i Wikileaks, i ndjekur nga drejtësia suedeze dhe amerikane, i strehuar prej disa muajsh në ambasadën e Ekuadorit në Londër, vuan prej një infeksioni polmonar, që rrezikon t’i përkeqësohet për shkak të refuzimit britanik, për t’i ofruar atij një mjedis të sigurt e të shëndetshëm.
Denoncimi vjen nga diplomatët ekuadorianë, madje me tone të ashpra. “Assange ka një infeksion kronik në mushkëri, që mund t’i përkeqësohet në çdo moment”, ka konfirmuar ambasadorja ekuadoriane në Britaninë e Madhe, Ana Alban.
Top Channel