
Vendimi përcakton formulimin e një serie “deklaratash të korigjuara”, që u janë thënë kompanive të bëjnë gjatë një periudhe maksimale 2-vjeçare.
Detajet se çfarë deklaratash do të përcjellin mediat dhe se sa do të kushtojnë ato, janë ende në përcaktim e sipër.
Kompanitë e duhanit mund të apelojnë ndaj këtij vendimi, por shumë veta sugjerojnë se ata janë duke studiuar këtë vendim.
Gjykatësi i rrethit, Gladys Kessler, përdori propozimet e departamentit të drejtësisë së SHBA-ve, si baza për deklaratat që duhet të thuhen.
Secili prej tyre janë përballur me formulimin se firmat e duhanit kishin “mashtruar qëllimisht publikun amerikan, në lidhje me efektet shëndetësore të duhanpirjes”.
Në një deklaratë lexohej: “Duhanpirja vret, mesatarisht, 1200 amerikanë. Çdo ditë”. Ndërsa një tjetër: “Kompanitë e akuzuara të prodhimit të duhanit projektuan qëllimisht cigaret për t’i bërë ato më tërheqëse”.
Top Channel