Francë, gjyqi ndaj Strauss-Kahn

28/11/2012 09:00

Ish-drejtuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, do të mësojë të mërkurën nëse do të përballet me një proces gjyqësor në lidhje me përfshirjen e tij në një skandal të ri seksual.

63-vjeçari akuzohet se pranoi të kryente marrëdhënie seksuale me disa prostituta në qytetin e Lilës, pavarësisht dijenisë se ato ishin trafikuar dhe shfrytezoheshin nga një organizatë kriminale.

I konsideruar gjerësisht gjatë 2011-s si kandidati i mundshëm i socialistëve për president përballë Sarkozy, ambiciet politike të Strauss-Kahn u rënuan kur ndaj tij u ngritën akuza për përdhunimin e një punonjëse hoteli në Nju Jork.

Megjithatë, gjyqi i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e liroi Strauss-Kahnin nga akuzat për mungesë provash.

Në lidhje me akuzat e ngritura ndaj ish-kreut të FMN-së në Francë, avokati i tij mbrojtës pretendon se 63-vjeçari nuk kishte dijeni se vajzat ishin prostituta dhe aq më pak se ato ishin të trafikuara.

Për mbrojtjen, akuza nuk ka prova të qëndrueshme për të provuar pretendimet e saj. Gjykata pritet të vendosë gjatë ditës nëse do të vazhdojë më tej me këtë çështje apo të rrëzojë akuzat ndaj Strauss-Kahn.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA