Egjipt, protestuesit sfidojnë Mursin

28/11/2012 08:30

Protestuesit në Egjipt theksuan se do të vazhdojnë rezistencën kundër një dekreti që i jep presidentit Mohamed Mursi fuqi të reja dhe të drejtën për të shmangur parlamentin mbi çështje të ndryshme.

Me dhjetëra mijëra njerëz u grumbulluan për të demonstruar në sheshet kryesore të qyteteve ditën e martë, në atë që u konsiderua si protesta më e madhe që prej rrëzimit të ish-presidentit Hosni Mubarak.

Me dhjetëra mijëra kanë shpallur se do të rikthehen për të protestuar në të njëjtën mënyrë edhe gjatë ditës së sotme.

Nga ana e tij, Mursi ka refuzuar që të heqë dorë nga dekreti që për mediat e shndërron në një “faraon” të ri të Egjiptit.

Në një deklaratë për publikun, ai theksoi se dekreti është i përkohshëm, por këmbënguli se ai është i domosdoshëm dhe do të mbetet në fuqi.

Vëllazëria Muslimane, të cilës presidenti i përkiste deri në momentin e zgjedhjes, vendosi të shtynte një manifestim mbështeës për të shmangur rritjen e tensioneve.

Nga ana e tyre, kundërshtarët e presidentit i bënë thirrje që të tërhiqet, pasi “po luan me zjarrin” dhe të ardhmen e vendit.

Këdo ditë trazirash i kanë kushtuar shtrenjtë ekonomisë egjiptiane, karakterizuar nga një rënie drastike në bursë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA