Britania e Madhe do të abstenojë në votimin që do të mbahet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për mundësinë e rritjes së nivelit të përfaqësimit të Palestinës në këtë organizatë.
Franca, Spanja dhe Norvegjia janë midis vendeve që i kanë kërkuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që të pranojë kërkesën e Palestinës për të fituar një vend me statusin e vëzhguesit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli e kundërshtojnë këtë lëvizje, të konsideruar prej tyre si një hap të ndërmjetëm drejt njohjes së plotë të territorit të vetadministruar brenda territorit hebre.
Deklarata mbi qëndrimin e Britanisë u bë në Parlament nga ministri i Jashtëm, Ëilliam Hague.
Sipas ekspertëve, Izraeli është vendosur në një situatë të vështirë, pasi për akordimin e statusit të vëzhguesit mjafton vetëm vota e shumicës së 193 anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme.
Sipas Organizatës për Çlirimin e Palestinës, mbi 130 vende kanë dhënë garanci për aprovimin e kësaj kërkese deri tani.
Top Channel