Privatizimi i Albpetrol-it

27/11/2012 00:00

Ndërsa Qeveria vazhdon në heshtje të plotë negociatat për shitjen e
Albpetrol, pa bërë publike asnjë detaj, në dritë dalin disa fakte të
reja që mund ta përballin procesin me një ngërç ligjor.

Një kompani amerikane, e kontraktuar në vitin 2010 nga Qeveria shqiptare për të bërë kërkime nafte në disa zona tokësore, pretendon se Qeveria i ka hequr pa të drejtë disa zona për t’ja bashkangjitur kompanisë Albpetrol. Kompania me emrin “Sky Petroleum”, pretendon se qeveria ka prishur në mënyrë të njanshme kontratën, e cila përfshinte bllokun tokësor numër katër, atë me numër pesë dhe zonën e Dumresë, duke ja bashkangjitur listës së aseteve që do shiten sëbashku me Albpetrol.

Çështja aktualisht është në gjykim në Gjykatën e Arbitrazhit. Më parë “Sky Petroleum” dhe Qeveria Shqiptare janë përballur në një proces gjyqësor për këtë cështje. Sic tregon ky dokument zyrtar, që mban datën 20 janar të këtij viti, një gjykatë amerikane në Teksas i ka dhënë të drejtë kompanisë amerikane duke urdhëruar Qeverinë Shqiptare që të ndalë transferimin e pronave në fjalë, derisa të dalë vendimi final nga Gjykata e Arbitrazhit.

Vendimi është injoruar nga pala shqiptare dhe ndonëse çështja është në gjykim në arbitrazh, Qeveria nuk është tërhequr nga shitja e këtyre zonave së bashku me Albpetrol. Por nëse edhe Gjykata e Arbitrazhit do i japë të drejtë kompanisë amerikane, atëherë Shqipëria rrezikon të përballet me një tjetër gjobë.  

Top Channel