Anti-semitizmi në Parlamentin Hungarez

27/11/2012 16:20

Komentet anti-semite të një deputeti në Hungari u dënuan ashpër nga qeveria në pushtet e kryeministrin Orban.

Marton Gyongyosi, kreu i grupit parlamentar të grupimit të “Jobbik”, kërkoi gjatë seancës parlamentare të së hënës që hebrenjtë në vend të skedohen, pasi mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Në kundërpërgjigje, Budapesti publikoi një deklaratë, në të cilën shkruhej se “dënohej me tonet më të fuqishme” pretendimi i Gyongyosit.

”Qeveria është e vendosur që të mos tolerojë as shprehjen më të vogël të racizmit apo anti-semitizmit në Hungari. Qeveria ka të qartë se të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe të mbrojtur përballë ofendimeve të tilla”, shtoi një zëdhënës.

Forca e tretë më e madhe në vend, “Jobbik” ka 47 deputetë, në Parlamentin Hungarez me 386 anëtarë.

Deklarata e deputetit u bë në kuadër të disa komenteve në lidhje me konfliktin që është duke ndodhur në Rripin e Gazës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA