Topalli thirrje opozitës për të votuar ligjet

24/11/2012 00:00

Mbetjet nga demontimi i armëve janë përdorur nga Ministria e Mbrotjes
në bashkëpunim me Bashkine e Shkodrës dhe nje universitet ne SHBA-së, për
të ndërtuar në sheshin kryesor të qytetit pranë xhamise së Parrucës
dy vepra  arti ”Lulet e Dritës” dhe ”Paviglioni i Dashurise”. 

Inagurimi i kësaj vepre arti është bërë paraditën e së shtunës nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Zonja Topalli kërkoi serish nga  opozita qe të votoje në Parlament tre ligjet për t’i hapur rrugë integrimit të vendit’. “Eshtë absurde që Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian, ku janë shtetas të ndryshëm votuan pro statusit kandidat për Shqipërine, ndërsa grupi socialist nuk pranon të votojë  ligjet për ëndrrën shqiptare”, tha Topalli.

Nderkohe Ministri i Mbrojtjes Arben Imami vlerësoi projektin dhe punen e bërë duke e quajtur si projekti i parë i hapësirës publike në vend.

Top Channel