
Kryeministri Sali Berisha i njohu Kishës Katolike dhe klerikëve të saj
shqiptarë rolin e jashtëzakonshëm në krijimin e identitetit kombëtar
para dhe pas Pavarësisë së Shqipërisë.
Kisha Katolike në Shqipëri vjen në këtë vit jubilar të përvjetorit të 100-të të Pavarësisë, duke patur si përfaqësues të saj njërin nga firmëtarët e Pavarësisë Dom Nikollë Kacorrin, nënkryetar i Qeverisë së Vlorës, por që megjithë kontributin e tij atdhetar, si të gjithë klerikët e tjerë, u la në harresë gjatë dekadave të komunizmit, për shkakun e vetëm se përfaqesonte klerin katolik.
Kryeministri Berisha gjeti rastin me te mire per te nderuar me mirenjohje te gjithe ata klerike, qe ne kohet me te veshtira te ekzistences shqiptare i ndriçuan rrugen kombit, duke nisur para se gjithash me gjuhen shqipe dhe ruajtjen e identitetit kombetar.
“Kisha Katolike ishte në krye të përpjekjes së shqiptareve për të rilindur. Kisha dhe korifejtë e saj, u shndërruan në krijuesit e veprave më të ndritura, që ndikuan fuqishëm në ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve. Me emrat e Dom Nikoll Kaçorrit, At Gjergj Fishtës, Ndre Mjedës dhe meshtarëve të tjerë të mëdhenj është i lidhur alfabeti i gjuhës sonë”, tha Berisha.
“Në këtë 100-vjetor, përjetojmë mirënjohjen e thellë për të gjithë ata burra e gra, që i shërbyen me devotshmëri e përulje të mirës së përbashkët e sot në mënyrë të veçantë dëshiroj të shpreh ndjenjat e nderimit që lindin përballë klerive katolikë që i shërbyen më natyrshmëri dhe pa pretendime ngritjes institucionale dhe shpirtërore të Shqipërisë dhe shqiptarëve me urimin dhe lutjen që Zoti ta bekojë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ata ndodhen”, tha imzot Rrok Mirdita.
Konferenca per rolin e Kishes Katolike ne Pavaresine e Shqiperise, me prane e perfaqesuesve te te gjitha besimeve fetare te tjera ne Shqiperi, nxorri ne pah edhe nje here tjeter nje nga vlerat me te lakmuara te shqiptareve, tolerancen dhe harmonine fetare.
Top Channel